U akuzua se pickoi ministren. – Kryeministri Ramanë gjykatë pas padisë, aktivistja jep lajmin: Në gjykim do të jetë personalisht Edi Rama në rolin e…
6 shkurt 2021
Aktivistja e shoqërisë Civile Sevim Arbana bën me dije se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj, që Edi Rama të jetë personalisht në gjykim, në rolin e paditësit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Arbana shkruan se është në pritje të përballjes me kryeministrin.
“Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.
Sjellim në vëmendje që kryeministri Rama paditi në tetor të 2019-ës aktivisten Arbana, pasi kjo e fundit gjatë një emisioni televiziv do të shprehej se “Unë kam parë skenë që ai i ka futur edhe një të pickuar një ministreje grua”. “Ishte pickim dhune, tek Sheratoni ka qenë, qershor 2013. Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Arbana.
Gazeta Panorama