U dënua gabimisht per vrasje, gruaja nga SHBA shpallet e pafajshme pas 40 vitesh
17 Qershor 2024
Një gruaje nga Misuri, e cila u dënua gabimisht për vrasje dhe kaloi mbi 40 vjet prapa grilave, i është ‘rrëzuar’ dënimi për shkak të provave “të qarta dhe bindëse” që vërtetojnë pafajësinë e saj.
Sandra “Sandy” Hemme, 63 vjeçe, fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtore për vrasjen e Patricia Jeschke në vitin 1980, një punonjëse biblioteke nga St. Joseph, transmeton Telegrafi.
Dënimi erdhi pasi Hemme dha deklarata të rreme për problemet e saj të mëparshme të shëndetit mendor.
Gjykatësi i qarkut të Livingston, Ryan Horsman, deklaroi të premten e kaluar se ka “prova drejtpërdrejt” që lidhin një oficer policie lokale me vdekjen e Jeschke.
I njëjti oficer, i cili më vonë u përball me burg për një vepër të palidhur dhe që atëherë ka ndërruar jetë, mbetet i paidentifikuar.
Horsman ka urdhëruar lirimin e Hemme nga burgu brenda 30 ditëve të ardhshme, nëse prokuroria nuk vendos të rigjykojë çështjen.
Ky vendim u mor pas një seance provash në janar, kur u paraqitën argumente nga ekipi ligjor i Hemme në mbështetje të dëshmisë së saj.
Sipas avokatëve të saj nga Projekti Innocence, dënimi i Hemme qëndron si rasti më i gjatë i njohur i dënimit të gabuar të një gruaje në historinë amerikane.
Në një deklaratë të lëshuar prej tyre, ata shprehën mirënjohjen e tyre për gjykatën duke thënë: “I jemi mirënjohës Gjykatës që pranoi padrejtësinë e rëndë që zonja Hemme ka duruar për më shumë se katër dekada”.
Nga OraNews