U inskenua Djegia e nje Mullari me bar-Dy te pushkatuar, Dy me 20 vite burg. Me vone film per Partine ne 30 vjetorin. –
Nga Xhafer Sadiku.
Më 19 mars 1951 në fshatin Zemblak të Korçës u zhvillua një gjyq kundër disa fshararëve të clësuar kulakë. Abdyl Kalaja e Fuat Kulla u dënuan me vdekje dhe po atë ditë u varën në litar. Dy te tjere u denuan me nga 20 vjet burg. Rreth 2000 fshatarë që ishin të pranishëm brohoritën “Rroftë Drejtësia Popullore”.
Skenari I Sigurimit ishte banal: më 12 mars u inskenua djegia e një gjysëm mullari dhe pas një hetuesie “intensive” ata u dënuan pa të drejtën e ankimit.
19 vjet me pas do te realizohej nje film per Partine ne 30 vjetorin e saj.