“U kërkoi të hiqnin telefonat”, gazetari ‘plas’ skandalin: – Rama ka kontaktuar me ekipin e “DER SPIEGEL”, u përpoq të…
1 Tetor 2024
Gazetari i njohur i “BILD”, Peter Tiede së fundmi ka komentuar një postim të një kolegu të tij i cili shkruan se kryeministri Edi Rama ka telefonuar ekipin e tyre që të ndikojë në raportin e medias “Der Spiegel’. Tiede në një shkrim të shkurtër në “X” shprehet se së fundmi sipas raportimeve Edi Rama i ka kërkuar një ekip televiziv gjerman që të hiqnin celularët përpara një interviste.
Më tej gazetari gjerman thekson se nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Tiede shprehet se bie në sy se pas intervistës njerëz të afërt të Ramës kanë kontaktuar ekipin e medias.
“Sipas raportimeve, @ediramaal së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që të hiqnin celularët përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës kanë njohur kontakte të skuadrës,” shkruhet në postimin e Tiede.
Poshtë shkrimit të Tiede është i bashkangjitur edhe postimi i gazetarit, Mathieu von Rohr i cili shprehet se Edi Rama kur u përball me “DER SPIEGEL” telefonoi një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin e tyre.
Gazeta Sot