U nda nga jeta Avdyl Krasniqi Ushtar i UCK, Hoxhe i Burojes. –
U nda nga jeta Avdyl Krasniqi Ushtar I UCK, Hoxhe i Burojes.
13 tetor 2019.
- Para dy ditesh U nda nga jeta Avdyl Krasniqi Ushtar I UCK, Hoxhe i Burojes.
– Hoxhë Avdyl Krasniqi nga fshati Vojnik i Skënderajt ka ndërruar jetë. Krasniqi kishte qenë edhe ushtar i UÇK-së. Presidenti i Kosovës, Hshim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli kanë ngushëlluar sot për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit. “Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqi. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë, ai iu bashkua përpjekjes për liri dhe ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së. Por, Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë. Ngushëllimet më të thella familjes Krasniqi.
Do të jetë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për Hoxhë Avdyl Krasniqi”, ka thënë |Thaçi përmes një postimi në “Facebook”. Ngushëllime për familjen e hoxhës ka shprehur edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli duke thënë se ai burrë i fortë “Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, luftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt. Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”, ka shkruar Veseli.