
U nda nga jeta Studiuesi Ruzhdi Mata
8 Prill 2025
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë ku është ndarë nga jeta studiuesi i njohur, sidomos për kërkimet e tij shkencore mbi figurën e Josif Bagerit.
Studiuesi Ruzhdi Mata u shua në moshën 83 Vjeçare në Tiranë duke lënë kontribute të veçanta në fushën e arsimit e te kulturës. Me fuksione që nga drejtor i shkollës në Ostren të Madh, inspektor e shef kulture në Dibër e Mat, kryespecialist në Drejtorinë e Studimeve Pedagogjike në MAK Tiranë, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme si bashkëpuntor i vjetër shkencor.
Librat:” Prindërit dhe fëmijët”, “Shtjefën Gjeçovi-jeta dhe vepra”, ”Josf Bageri”, ”Jashar Erabara”, “Gjecovi-nderi i Kombit” janë një thesar i çmuar i krijimtarisë letrare të Ruzhdi Matës.