U nderhy dhe u restauruan  pesë ikona të Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” në Muzeun Onufri.
Përfundoi projekti për restaurimin e pesë (5) ikonave të amvonës së Katedrales“Fjetja e Shën Mërisë” në Muzeun Onufri.
Pas përfundimit te analizave dhe mbrojtjes të Projektit, dhe puna për restaurimin e tyre filloi në fund të muajit Gusht dhe përfundoi në fund të muajit Tetor.
Ajo u zhvillua në disa faza të ndryshme, për secilën ikonë si më poshtë:
Pastrimi dhe dizinfektimi i panosë së ikonës si dhe injektimi i antimolit nëpër galeritë prezente. Konsolidimi i panosë së drurit.


Më pas u vazhdua me ndërhyrjen në pjesën e përparme. U proçedua me injektimin e antimolit nëpër galeritë e vjetra me shiringë për të paraprirë aktivitete të reja të mikroorganizmave si dhe konsolidimi i galerive te mëdha dhe mbushja e tyre.
Puna vazhdoi me çlirimin e pelikulës piktorike nga verniku i degraduar, heqjen e papastërtive të qëndrueshme si dhe konsolidimin e pelikules piktorike dhe shtresave pergatitore. Me pas u proçedua tek-tuk me një retushim estetik të veprës duke respektuar gjithmonë patinën e kohës për të mos krijuar një falls historik. Në përfundim u bë rivernikimi i veprës.


Rezultati i arritur është vërtet mbresëlënës duke nxjerrë në dukje freskine e ngjyrave të autorit si dhe siluetin e personazheve të paraqitur në pesë (5) ikonat e restauruara të cilat i përkasin amvonës së Katedrales së “Shën Marisë,” sot Muzeu Onufri dhe atribuar gjeneratës së fundit të piktorëve me mbiemër Katro (Çetiri) nga Grabova, rreth vitit 1850.

Nga: QKM Berat