18 Shtator 2024

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ndërpreu mbledhjen ku po diskutonte mbi çështjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj, pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi shtyrjen e mbledhjes, duke njoftuar deputetët se një koleg, ish-deputet i PD-së, Gerti Bogdani, ishte ndarë nga jeta.

“Një kolegu ynë është ndarë nga jeta, bëhet fjalë për ish-deputetin Gerti Bogdani. Në kushte të tilla ne deputetët e PD, por besoj edhe ju, nuk jeni në gjendje të vijojmë këtë mbledhje, ndaj propozoj shtyrjen e saj”, tha Bardhi.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërpreu mbledhjen.

“Të prehet në paqe kolegu ynë, dritë shpirti i tij”, tha Spiropali.