“U përpoqa të flas me Ramën, por…”, Arvizu tregon çfarë ndodhi në 21 janar: Situata precipitoi dhe brenda orës së parë
“U përpoqa të flas me Ramën, por…”, Arvizu tregon çfarë ndodhi në 21 janar: Situata precipitoi dhe brenda orës së parë
21 JANAR 2021
Ambasadori i SHBA-ve, Alexandër Arvizu ka dhënë detaje për protestën e 21 Janarit, ku tha se është përpjekur për të folur me Edi Ramën por situata i ka dalë jashtë kontrollit.
“Dhuna ndodhi për 4-5 orë. Si rishtar që isha, shihja TV të ndryshme. ABCNeës kishte kamera në vend tjetër, Top Channel të jepte këndvështrim tjetër, dhe tjetër gjë shihje në TV Klan. Situata ishte shumë konfuze. Imazhet në kokën time janë fillimisht dhuna dhe agresiviteti i protestuesve, ose sidomos disa prej tyre. Policia po mundohej të ruante rreshtimin. U përpoqa të flas me Ramën, por situata precipitoi dhe brenda orës së parë, u duk qartë se policia po e humbte kontrollin. Kishte shumë protestues. Situata precipitoi shumë shpejt”, tha Arvizu.
Gazeta Sot