![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/476656645_28477965895183486_3566739136984824623_n.jpg?fit=1300%2C866&ssl=1)
U PROMOVUA NË AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË, TRAGJEDIA “MAKBETHI” I WLLIAM SHEKSPIRIT NË GEGNISHT.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/476656645_28477965895183486_3566739136984824623_n.jpg?resize=735%2C490&ssl=1)
12 Shkurt 2025
Në veprimtari morën pjesë akademikë, profesorë universiteti, përkthyes, shkrimtarë dhe poetë të ardhur nga Tirana dhe emigracioni shqiptar në Europë dhe në SHBA.
“Botimet Nacional”, Tiranë në bashkëpunim me Komisionin e Përhershëm të Artit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizuan sot promovimin e tragjedisë së Wlliam Shekspirit (William Shakespeare) “Makbethi” , të shqipëruar nga Vasil Marku.
Në veprimtari morën pjesë akademikë, profesorë universiteti, përkthyes, shkrimtarë dhe poetë të ardhur nga Tirana dhe emigracioni shqiptar në Europë dhe në SHBA.
Mori pjesë gjithashtu kryetari I Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prof. dr. Skënder Gjinushi, nënkryetari i kësaj Akademie mizikanti i njohur prof. dr. Vaso Tole si dhe akademikë të tjerë të shquar.
Dr. Mujë Buçpapaj, botues i librit “Makbethit”, nga Botimet Nacional, foli për vlerat që sjell libri nga përkthimi në gegnisht i Makbethit.
Prof. dr. Vasil Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë trajtoi kulturen muzikore të Vasil Markut, si dhe vlerat leksikore që sjell ky përkthim, kontributin e V. Markut në jetën kulturore të Diapsores.
Prof. dr. Ukë Buçpapaj, pedagog në katedrën e anglishtës të Universitetit të Tiranës, përkthyes i shquar, përmes një analize trajtoi vlerat e përkthimit nga anglishtja në shqip të “Makbethit” të Shekspirit, nga Vasil Marku. Ai çmoi shumë lart përkthimin e Markut.
Në vazhdim tenori Vasil Marku, bëri një përshendetje muzikore për të pranishmit me disa pjesë nga V. Bellini. Fenesta che lucive dhe G. Puccini: E lucevan le stelle. Opera: Tosca, i shoqëruar në piano nga mjeshtri, prof. Gjon Shllaku
Në vijim folën prof. dr. Olta Totoni, poete dhe perkthyesi, studiuese e letersise britanike e doktoruar ne Londer ne kete fushe, dhe e ardhur nga Londra për këtë verimtari, studiuesi Frano Kulli, përkthyesja Bujana Malaj e ardhur nga Londra, profesoresha e letërsisë Adriana Cili, prof. dr. Ilia Larti estet dhe kritik i njohur, piktori abstraksionist Leonard Voci, shkrimtarja dhe përkthyesja Zyba Hysa, përkthyesja Orina Radi, profesoresha Mimoz Kurti, vajza e autorit Lola Marku e ardhur posacerisht nga N.Yorku etj.
Tenori Vasil Marku, bëri në vijim një tjetër përshendetje muzikore me pjesë nga U. Giordano: Amor ti vieta. Opera Fedora, si dhe nga Palok Kurti: Në zaman të njasaj furije.
Pjesa e fundit ishte konceptuar nga drejtuesi i veprimtarisë poeti dhe studiuesi i njohur dr. Mujë Buçpapaj me pyetje nga të pranishmit për përkthyesin Vasil Marku, kryesisht për vështirësitë e përkthimit, gegnishten etj.
Në mbyllje të veprimtarisë tenori dhe përkthyesi Vasil Marku, falenderoj Botimet Nacional për botimin e librit, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për bashkëorganizimin e kësaj veprimtarie të shkëlqyer, prof. Vaso Tole për fjalën e mbajtur dhe kujdesin për mbarëvajtjen e promovimit, prof. Ukë Bucpapaj për analziën profesionale, por. Dr. Olta Totonin për analizën komplekse dhe të gjithë oratorët e tjerë.
Marku falenderoj të gjithë pjesëmarrësit për kohën që i kushtuan këtij promovimi .
Vasil Marku falenderoi ne fund familjen e tij, djalin për dizanjen e librit dhe kopertinen, vajzën për përkrahjen dhe ardhjen posacërisht nga N.Yorku, si dhe bashkëshorten Dana Marku për mbeshtetjen e madhe dhe të përhershme.
KOPETENCË GJUHËSORE DHE GUXIM PROFESIONAL PËR TË PËRKTHYER NJË KRYEVEPËR TË LETËRSISË BOTËRORE SI MAKBETHI
Nga Dr. Mujë Buçpapaj
Një punë e gjatë, mbi 20 vjeçare, e Vasilit, me të cilën dëshmon jo vetëm pasionin për gjuhën angleze, por edhe dashurinë e thellë për gjuhën shqipe.
Duke jetuar prej 33 vejtësh në SHBA, Vasil Marku i thelloi njohuritë e tij për guhën angleze me shumë punë dhe kualifikime të njëpasnjëshme duke i dhënë atij kopetencën gjuhësore dhe guximin profesional për të përkthyer një kryevepër të letërsisë botërore si Makbethi.
Duke qënë i diplomuar për kanto dhe ish anëtar i trupës së Operas dhe Baletit në Tiranë, ai do të relektonte në përkthimin e tij, rimet, thekset, muzikalitetin dhe tingullin e rëndë të vargjeve të Shekspirit, duke i dhënë një bukuri të dukshme tesktit në shqip.
Këtë dimesion kam përshtypjen që ia jep edhe vetë vartinti i shqipes gege në të cilën përkthen Vasil Marku, duke pasuruar kështu gjuhën tonë të bukur shqipe me fjalë dhe shprehje sintetike, origjinale që i shkojnë aq shumë gjuhës së Sheksprit.
Ndërsa po bisedonim për botimin e këtij libri, Vasili ju përgjigj kureshtjes time si botues por edhe studiues i letërsisë se pse kishte preferuar dialektin gegë në vend të standardit, dhe përgjgia e tij ishte, për të vijuar një traditë të shkollës shkodrane të përkthimit.
Një traditë kjo që ka njohur maja nga Iliada tek Komedia hyjnore etj.
Kjo shkollë përkthimi është e fashme me përfaqësues të shquar dhe unë mund të rëndis një listë të gjatë me emra dinjitozë, por do të mjaftonte të veçoja dy prej tyre:
Profesorin shkodran Pashko Gjeçin me “Komedinë Hyjnore” të Dante Aligherit, të rënditur si një nga tre përkthimet ma të mira në botë të Dantes.
Dhe Gjon Shllakun i cili i magjepsur pas antikitetit qysh kur ishte në seminarin jezuit të Shkodrës, dhe pas shumë sporvave të ndryshme ai nisi të përkthente Iliadën në burgun famëkeq të Burrel për ta botuar pas lirimit me 1965 në variantin gegë.Një përkthim nga më të mirë në botë të kësaj kryevepre të Homerit.
Vasili ka qënë I ndërgjgjeshëm për vështirësitë e gjuhës së Sheskpirit dhe po kaq i sfiduar nga përkthyes të famshëm si Fan Noli, i cili e ka sjellë në shqip Makbethin me një bukuri të rrallë, me të cilin jemi mësuar në shkolla, por Vasili mendoj se ja ka dalë duke qënë i ndihmuar edhe nga gegnishtja që sjell dicka ndryshe nga Noli.
Duke hasur në këto vështirësi që te jëp teksti original I Shekspirit autori shkruan në parathënie:
“Përkthimi në gegnishten të nji prej veprave mâ madhore të Shekspirit, tragjedisë “Makbethi”, asht krye i bazuem në idenë e ruejtjes së ritmit të mbrendshëm të dramës, nuk asht hjekë gja prej prej origjinalit, as thjeshtue ndonji rresht, skenë apo personazh, dhe se, kam sjellë të përkthyeme, gjithçka e shkrueme prej dorës së tij, simbas botimit të parë përmbledhës, me 1623.”
Botimet Nacional kanë një politikë editoriale kombëtare dhe i përmbahen parimit një komb një gjuhë dhe një kulturë, një frymëzim që vjen qysh prej rilindasve tanë.
Ne luftojmë si inteletualë për Shqipërinë natyrore dhe Bashkimin kombëtar, por besojmë se pluralizmi i pikëmajve për gjuhën, letërsinë, historinë dhe trashëgiminë tonë kulturore kur ato bëhën mbi baza shkencore dhe përgjigjësi kombëtare e pasurojnë jetën tonë, gjuhën, kulturën dhe të ardhmen.
Për këtë shkak besoj se edhe ky përkthim e pasuron gjuhën tonë.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë sapo ka publikuar një fjalor prej 120 mijë fjalësh, ndryshe prej fjalorit me vetëm 42 mijë fjalë të këtij institucioni të botuar gati 4 dekada më parë.
Kjo punë ka reflektuar ndjeshmerinë e përgjithsme për të pasurar gjuhën tonë stamdarde më sa më shumë fjalë të gegnishtes, arvanishtes, arbërishtes etj.
Besoj se edhe përkthimi i Vasil Markut i shërben këtij qëllimi fisnik dhe atdhetar.
Falenderoj prof. Vaso Tolen për këtë bashkëpunim, por edhe për kontributin e tij për Hyrjen e Kcimit të Tropojës në tarshëgiminë shpitërore të njerëzimit, si më parë këngën Labe, përsëri një kontrubut i tij.
Falenderoj edhe mikpritësin e kësaj veorimtarie, kryetarin e Aakdemisë prof. dr. Skënder Gjinushi për bashkëpunimin!
Vasil Marku përvese një këngëtar lirik, një tenor, prej më shumë se 30 vjetësh është një veprimtar i komunitetit tonë në SHBA, bashkëpunon me kishen katolike, mban një grup kulturor femjësh të diapsorës si dhe ka hartuar vetë një garamtikë të gjuhës shqipe për mësimin e shqipes nga femjjët shqiptar të dapsorës.
Pra është një figurë kulturore që meriton çdo nderim dhe mirënjohje për atë çfarë bën për kulturen dhe gjuhën shipe, të gjitha me shpenzimet e tij dhe të familjes së tij.
Në këtë rast përgëzoj Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për këtë hapje ndaj diapsorës tonë, ofrimin e saj në Tiranë për mbajtjen gjallë të gjuhës dhe kultures shqipe në emigracionin tonë mbi 2 milionësh.