U rikonstruktua në maj të këtij viti, bie tavani në konviktin e QS

28/10/19

Nga:  mapo.al

Konviktet e Qytetit Studenti prej kohësh ndodheshin në kushte skandaloze. Qendrimi aty ishte pothuajse i pamundur.

Pas kërkesave të vazhdueshme nga studentët, rikonstruktimi i disa konvikteve në Qytetin Studenti u “reklamua” me shumë bujë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Mirëpo, katër muaj më pas, sot (28 tetor 2019), një nga konviktet (godina 20) i cili u rikonstruktua në maj 2019, ka pësuar dëmtim.
Në këtë godinë është shembur tavani dhe muret anësore kanë rënë. Nuk raportohet për të lënduar, por shumica e studentëve janë larguar nga kjo godinë.