U ruajt 1 shekull si ”amanet”, shitet koleksioni prej 20 mijë monedhash i manjatit danez. – Vlera e gjithë grupit të monedhave mund të arrijë deri në 72 milionë dollarë.
13 Dhjetor 2024
Ky koleksion i madh monedhash që I përket një manjati danez do të dalë më në fund në shitje, një shekull pas vdekjes së tij.
Lars Emil Bruun, i njohur gjithashtu si LE Bruun, përcaktoi në testament që koleksioni që përmban rreth 20 mijë monedhash të mbrohet për 100 vjet përpara se të shitet.
I prekur thellë nga shkatërrimi i Luftës së Parë Botërore, ai donte që ato të ruheshin si një rezervë për Danimarkën, nga frika e një lufte tjetër.
Ky kusht nuk i ndaloi disa pasardhës të përpiqeshin të thyenin vullnetin, por pa sukses.
Koleksioni fillimisht gjeti strehë në ish-rezidencën mbretërore daneze Frederiksborg Castle, në Bankën Kombëtare të Danimarkës.
Tani që ka kalur mbi një shekull që nga vdekja e Bruun në moshën 71-vjeçare në vitin 1923, ‘Stack’s Boëers’ me bazë në Nju Jork, do të fillojë të nxjerrë gjetjet këtë vjeshtë, me disa shitje të planifikuara gjatë viteve të ardhshme.
Ndërsa vlera e gjithë grupit të monedhave mund të arrijë deri në 72 milionë dollarë.
Në faqen e internetit, shtëpia e ankandeve I cilëson si monedhat më të vlefshme botërore që kanë dalë ndonjëherë në treg.
Ekzistenca e tyre është njohur në Danimarkë, por jo gjerësisht, dhe nuk është parë kurrë nga publiku më parë.