25 Qershor 2024

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zv.drejtoresha e përgjithshme e spitalit, farmacistë.

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.