U shpall i zhdukur 22 vite më parë, gjendet pas dy dekadash trupi i ngrirë i alpinistit
10 Korrik 2024
Është zbuluar trupi i një alpinisti i cili u shpall i zhdukur 22 vite më parë. Alpinisti amerikan William Stampfl u raportua i zhdukur në qershor 2002 pasi u përfshi nga një ortek në anën e malit Huascaran në Peru.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në atë kohë për 59-vjeçarin nuk arritën të gjenin trupin e tij, i cili ka qenë i ngrirë për më shumë se dy dekada. Trupi i tij – i ruajtur mirë nga akulli peruan – u zbulua mes temperaturave në rritje të shkaktuar nga ngrohja globale.
Trupi i Stampfl, i cili kishte ende rrobat, parzmoren dhe çizmet e tij, u gjet së bashku me sendet e tij personale, gjë që lejoi policinë ta identifikonte menjëherë.
Mali Huascaran është më shumë se 6,700 metra i lartë dhe është pjesë e vargmalit Cordillera Blanca të Andeve. Malet janë të njohura për alpinistët nga e gjithë bota – por mund të jenë të rrezikshme.