U shuan disa orë më parë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në Shkopet dhe rrezikohen disa banesa
17 Korrik 2024
Disa orë pasi situata në luginën e Shkopetit ishte neutralizuar dhe fikur zjarr janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit. Flakët u fikën me ndihmën e ndërhyrjes së forcave tokësore por edhe helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes por më vonë zjarri është riaktivizuar në orët e drekës.
Flakët vijojnë të jetë një rrezik potencial për banesat që ndodhen në Lundre, e Madhesh, pasi banorët e këtij të fundit janë evakuar pasditen e së martës. Po ashtu, burime nga Mbrojtja Civile pranë Bashkisë së Matit si dhe Shërbimi Pyjor thanë se flakët po përparojnë drejt fshatrave Stojan e Kokërdhok.
Mësohet se në terren janë 80 forca që po punojnë për izolimin e përhapjes së zjarrit, era e fortë po pengon procesin.
Nisur nga këto kushte, kërkohet ndërhyrje e dytë nga ajri me helikopter, pasi fshatrat e tjerë janë të paevakuar.