U tha se epoka e facebook mori fund! Mark Zuckerberg i surprizon të gjithë.-
U tha se epoka e facebook mori fund! Mark Zuckerberg i surprizon të gjithë.
- Pas skandalit të Cambridge Analytica specialistët e fushës parashikuan fundin e epokës së facebook. Por mesa duket ka ndodhur krejt e kundërta, pasi mark Zukemberg është rikthyer dhe më fuqishëm.
Në një raport të publikuar së fundmi facebook deklaron se ka një rritje të madhe të të ardhurat të reklamave. Gjithashtu dhe përdorueseve. Kjo ka ndodhur përgjatë tre muajve të parë të 2018.
Të ardhurat e reklamave u rritën me 50% në 11,80 miliardë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa numri i përdoruesve ditorë dhe mujor u rrit me 13%, në 1.45 miliardë përdoruese ditore dhe 2.2 miliardë përdorues mujore.
Performanca financiare e Facebook ka tejkaluar parashikimet e tregut dhe ka shmangur të gjitha rreziqet që i paraqiti skandali i vjedhjes së të dhënave të përdoruesve.
Mesa duket deklarata e Mark Zukemberg përball kongresit amerikan, se ka rritur numrin e punonjëseve për sigurinë, shumë përdorues të platformës ribesuan dhe njëherë tek facebook.
“Pavarësisht përballjes me sfida të rëndësishme, komuniteti dhe biznesi ynë janë në një fillim të mbarë për 2018,” tha themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg.
U tha se epoka e facebook mori fund! Mark Zuckerberg i surprizon të gjithë.