U vaksinuan me Pfizer – Infektohen me Covid 2 mjekë e 1 infermier në Elbasan
U vaksinuan me Pfizer – Infektohen me Covid 2 mjekë e 1 infermier në Elbasan
– 23/03/21
3 prej punonjësve të bluzave të bardha në spitalin e Elbasanit janë prekur nga koronavirusi, ndonëse kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Bëhet fjalë për një mjeke endokrinologe, një imazhier dhe një infermiere, të cilët janë konfirmuar mbartës të virusit shpesh vdekjeprurës pas bërjes së tamponit.
Nuk ka informacion të mëtejshëm, si dhe nuk dihet ende se sa ditë kanë kaluar të prekurit nga vaksinimi.
Risjellim në vëmendje se në 24 orët e fundit janë regjistruar 344 të infektuar me koronavirus dhe 8 viktima.
Gazeta Mapo