U vesh me të zeza dhe vajtoi para turmës, aktorja: Mendova se doktorin e qëlluan me plumb…
8 Dhjetor 2022
Vaji i “Kortezhit të dhimbjes shqiptare” padyshim që mund të cilësohet si ndër mesazhet për të forta të protestës së 6 dhjetorit të opozitës. Aktore dhe aktiviste të PD-së, veshur në të zeza kënduan këngë vaji kushtuar djemve të humbur apo dhe shpresës së vrarë të shqiptarëve.
Adriana Tolka tha se këngën e kishte krijuar vetë ajo, enkas për protestën ndërsa miratimin dhe pëlqimin e kishte dhënë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Mes të tjerash, duke u ndalur te sulmi ndaj Berishës, aktorja tha se për një çast mendoi se mos kryetarin e PD-së, e kishin qëlluar me plumb.
“Meqenëse aleanca për mbrojtjen e teatrit ka qenë në ballë për të mbrojtur teatrin dhe tani vazhdon qëndresën për t’i risjellë ato dy godina siç ishin, iu përgjigjëm kësaj here kësaj nevoje. Vetë ne me artistët që ishim aty, Budinën, apo dhe Liçajn dhe me propozimin e avokates sonë, Adriana Kalaja, që është në ballë të aksionit të tanishëm. Ishte ideja e saj që protesta të niste me një kortezh që mban vaj për bijtë, nënat apo gratë që mund të ketë humbur jetën larg familjeve. Mua më lindi ideja se pse mos njëra nga ne të këndonte këngë. Jam autore këngësh. Më lindi kjo këngë menjëherë. Akumulimi bëri që kënga të lindte në pak orë enkas për këtë protestë. U krijua në 25 nëntor. bëra regjistrim në kushtet e shtëpisë. E çova me Whatsap. patëm një ide. Ia paraqita Edmond Budinës që ishte në krye të kësaj gjëje.
Zoti Berisha e cilësoi si himn dhe unë e çmoj vlerësimin. Protesta ishte në kushte të vështira, pasi nuk kishte një skenë të mirëfilltë. Ne donim që ta këndonim dhe në anglisht. Arritëm dhe në fakt me ndihmën e vajzave të reja të FRD-së që kanë bërë punë rekord, arritëm të mblidhnim disa prej tyre që të jepnim këtë mesazh. U nisëm nga selia pak pas u nis zoti Berisha dhe ish-presidenti Meta. Ishim në një ritual duke ndjekur gomonen. Na thanë; stop se kanë goditur zotin Berisha. Për një çast mendova edhe më te keqen, mos e kishin goditur me një plumb. E pamë që ishte mbi tribunë, një njeri si ai mund të sillet i fortë. Ai ka duruar gjatë dhe më vonë foli shumë gjatë, sa radhë herë të tjera. Megjithëse në kushte të vështira”, tha aktorja.
Gazeta Shqip