U vra nga Policia, protestuesit bëjnë veprimin surprizë për Klodian Rashën tek Ministria e Brendshme
U vra nga Policia, protestuesit bëjnë veprimin surprizë për Klodian Rashën tek Ministria e Brendshme
9 DHJETOR 2020
Në “Murin e Kujtesës” ku janë të shënuar në formë simbolike me yje, efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës, është shkruar emri i Klodian Rashës.
Emri i 25-vjeçarit është shkruar nga protestuesit që janë mbledhur mbrëmjen e së mërkurës për të treguar revoltën e tyre pas vrasjes së Rashës nga një efektiv i “Shqiponjave”.
Protesta vijon akoma, dhe demostruesit nga Ministria e Punëve të Brendshme janë zhvendosur tashmë tek Kryeministria.
Përgjatë Murit të Kujtesës është shkruar emri i të riut me shkronja të mëdha, data e vrasjes si dhe një mbishkrim “RIP”, u prehsh në paqe.
Gazeta Sot