U zbulua një mbishkrim i vjetër bullgar i kohës së mbretit Simeon
12 Prill 2023
Një mbishkrim cirilik nga koha e Mbretit Simeon i Madh u zbulua në kështjellën “Ballëk Dere” afër fshatit Huhlla në rajonin e qytetit Ivajllovgrad, te Bullgarise njoftoi ekipi i arkeologut nga Muzeu Historik Kombëtar Ivajllo Kënev.
Mbishkrimi është një amulet me lutje të shkruar mbi një pllakë plumbi. Ka 7 rreshta në njërën anë dhe 4 rreshta në anën e pasme. Gjatë konservimit u lexuan emrat e kërkuesve Nikolla dhe Pavell, transmeton BTA.
Pllaka u gjet në një shtresë kulturore e datuar nga fillimi i shekullit të X.
Kjo u jep shkencëtarëve arsye të besojnë se ata zbuluan një nga tekstet më të hershme të njohura cirilike. Mbishkrimet e vjetra bullgare të ngjashme, gjeografikisht më të afërta, janë dy amuletet e shekujve të X – XI të gjetura në rajonet e qyteteve Kërxhali dhe Haskovo. Sipas Ivajllo Kënev, në kështjellën “Ballëk Dere” kishte një garnizon bullgar gjatë marshimit të mbretit Simeon në Kostandinopojë dhe pllaka i përkiste luftëtarëve të tij.