19 Dhjetor 2024

UBA bank, pjesë e grupit të madh financiar ka hapur degën e saj edhe në Fushë Arrës. Një investim i shumëpritur ky për banorët e kësaj zone që nuk kishin asnjë lloj shërbimi bankar.

Më një infrastrukturë bashkëkohore dega më e fundit e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë u hap në qytetin e Fushës Arrëzit më një investim premtuar nga Presdienti Eurosig – Insig, Kadri Morina pas kërkesave të shumta të banorëve të zonës.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishme, autoritetet vendore, biznesmenë të zonës që prej 30 vitesh ofrojnë kontributin e tyre në metropolin shqiptar dhe më gjerë, si dhe shumë qytetarë të Fushë – Arrëzit të cilët e konsiderojnë hapjen e kësaj banke si një lehtësi të madhe për ta pasi ish qyteti industrial nuk kishte banke prej vitesh.

Për kreun e bashkisë së Fushë – Arrësit, sot është një ditë e shënuar për banorët e zonës të cilët tashmë nuk kanë pse udhëtojnë drejt qyteteve te tjera për kryerjen e veprimeve bankare.

Image

Kadri Morina

Vetë Presidenti i UBA Kadri Morina, e konsideron investimin një premtim të mbajtur ndaj banorëve të kësaj zone. “UBA bank, tha Morina, do të jete edhe një binom për dhënien e kredive në ndihmë të zhvillimit të kësaj zone.

© SYRI.net