Udhëtarja merr vendimin “ekstrem”, vesh 2.5 kg rroba që të mos paguajë taksën
Udhëtarja merr vendimin “ekstrem”, vesh 2.5 kg rroba që të mos paguajë taksën
Një pasagjere avioni ka marrë një vendim “ekstrem” për të shmangur pagesën ekstra më shumë se pesha e lejuar.
Gel Rodrigues, nga Filipinet, vendosi të veshë 10 rroba, që peshojnë 2.5 kg. Turistja tha se ishte informuar nga stafi i ‘check-in’ se valixhja e saj peshonte 9 kg, e kështu ajo do duhej të paguante taksë shtesë, pasi maksimumi i lejuar është 7 kg.
“Kur stafi i linjës së fluturimit më tha se vetëm 7 kg mund të lejohen në valixhe, unë thashë që nuk ka problem”.
Ajo refuzoi të paguante, kështu që filloi të vishte mbathje, të shkurtra, bluza e xhaketë, duke e lënë valixhen me 6.5 kg.