Ujëvarat e “Mirushës”, bukuri e fshehur nga pakujdesia, Kosove. –
Ujëvarat e “Mirushës”, bukuri e fshehur nga pakujdesia, Kosove. –
Llogaritet si një nga bukuritë më të mëdha natyrore që posedon Kosova, por Ujëvarat e Mirushës dhe parku të cilit i përkasin, vazhdojnë të mos kenë infrastrukturë të përshtatshme.
Zona është në kategorinë “Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë “Monument natyror”. Ky monument ka ngecur së zhvilluari përkundër asaj se me vendim të vitit 2012, Qeveria e pati shpallur Zonë të veçantë të natyrës.
Kjo bukuri e rrallë me kushte shumë të mira natyrore, që nuk po shfrytëzohet nga institucionet e vendit për zhvillim të turizmit, vlerësohet të jetë një humbje e madhe për vendin, shkruan KP. Kjo, në mungesë të investimeve aty.
Të pakënaqur me gjendjen aktuale në të cilën ndodhet monumenti janë edhe vizitorët që frekuentojnë atë zonë. Ata ankohen për mungesë të hapësirave për rekreacion, mungesën e shkallëve dhe rrugës së asfaltuar.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka shprehur gatishmëri që të ndihmojë në këtë drejtim. Porse shton se kjo bie më shumë në përgjegjësi të Ministrisë së Ambientit ,shkruan koha.net