![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/11/640-0-637a2de7a59fd.jpeg?fit=640%2C361&ssl=1)
Uji merr para një makinë në Shkodër, brenda mjetit babai me dy femijet
20 Nentor 2022
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër, ku një automjeti i cili ishte në lëvizje është marrë para nga rrjedha e ujit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën Bogë, në vendin e quajtur si “Përroi i thatë”, teksa brenda automjetit dyshohet se ishte Pjetër Gjoka, së bashku me 2 fëmijët e tij.
Alarmin e kanë dhënë të afërmit e drejtuesit. Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në dijeni forcat e policisë. Priten të mësohen të tjera detaje.
Gazeta Shqip