“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”. – Denoncon dega e PD në Durrës: Filloi blerja e votave
“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”. – Denoncon dega e PD në Durrës: Filloi blerja e votave
27 JANAR 2022
Partia Demokratike dega Durrës deklaron se qeveria ka nisur manipulimin e procesit zgjedhor të 6 marsit.
Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare të PD Durrës, thuhet se pikërisht pak kohë para zgjedhjeve është lëvruar një fond për rindërtimin për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Po ashtu, sipas selisë blu në Durrës, pas tre muajsh prapambetje është shpërndarë edhe bonusi i qerasë me qëllim vjedhjen e votave të qytetarëve.
Reagimi i PD Durrës:
Blerja e votave FILLOI! Ja pra, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. Vazhdon baterdia zgjedhore qe ne prag te shpalljes se dates se zgjedhjeve te pjeseshme lokale. Pavaresisht rrethanave, situatave dhe raportit te OSBE/ODIHR per masakren zgjedhore te 25 Prillit, partia-shtet sapo nisi me mekanizmat e saj antikushtetuese per ndikim, tjetersim apo dhe vjedhjen e votes se qytetareve durrsake. Pse pikerisht tani levrohen fonde per rindertimin, ku ka familje qe prej me shume se 2 vitesh nuk marrin asgje e jane ne diell te hapur?! Pse bonusi i qerase, me 3 muaj prapambetje, nis te shperndahet pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve?
Qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre. Shperblimi me qellim vjedhjen e votes denohet me ligj. Nuk do jete e larget dita kur kjo te ndodhe.
Gazeta Sot