Ujkut mëlçitë në qafë? Do doja të mos kisha të drejtë këtë herë
Ujkut mëlçitë në qafë? Do doja të mos kisha të drejtë këtë herë
18 shkurt 2020
Nga Partizan Cene
1.15 miliardë euro ofroi Konferenca e Donatorëve evropianë e botërorë për procesin e rindërtimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.
Kjo duket si mrekulli. Urojmë që jo vetëm të duket, por edhe të preket me dorë nga shqiptarët.
Një shumë e tillë është me të vërtetë e madhe, por të kihet parasysh se GDP i Shqipërisë.
Si ndërtues dëshiroj të bëj një llogari:
Në bazë të raportit përfundimtar të Komisionit të Vlerësimit dimë që ishin të dëmtuara 187 ndërtesa publike dhe private në të gjithë vendin. Gjithashtu janë dëmtuar krejtësisht 1180 apartamente apo shtëpi banimi (pra jo pallate) si dhe të dëmtuara pjesërisht ishin 2120 banesa.
Po të bëjmë një llogari me çmimin e tregut (duke llogaritur kosto për një apartament normal diku tek 50 apo 55 mijë euro) sikur ti ndërtonim të gjitha ato që u dëmtuan, pra të 3487 objektet që thotë raporti do të duhen diku tek 175 – 190 milionë euro.
Po të heqësh fitimin që ka çmimi i tregut brenda që eshtë diku tek 35%, kjo do ta zvogëlonte deri në 120 milionë euro shifrën për të ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve të varfër.
Po shifra 1.15 miliardë euro, 10 fish më e lartë, ç’mund të bëjë? Kuptohet. Shumë më tepër.
Por ne shqiptarët jemi të tmerruar dhe të keqpërdorur deri tani nga korrupsioni, nga vjedhja e aseteve dhe shpërdorimi i financave publike. Jemi me të drejtë dyshues.
Sepse kemi dëgjuar shifra marramendëse për ndërtimin e një kilometri rrugë në Tiranë, gati 21 milionë euro ndaj na kapin të dridhurat kur shikojnë se janë po ata njerëz që do t’i administrojnë keto para, ose kolegët e tyre tashmë të kamur me pasurinë e popullit dhe paratë publike.
Urojmë të mos ndodhë kështu!
Shprehja popullore “i varën mëlçitë ujkut në qafë” urojmë të mos shkojë në këtë rast.
Gazeta Dita