Ukraina dorëzon ankesë kundër Rusisë në GJND
Ukraina dorëzon ankesë kundër Rusisë në GJND
27 Shkurt 2022
Nga: Gazeta Koha Ditore, Prishtine
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi i tij ka dorëzuar ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe po kërkon që paneli i gjykatësve të GJND-së të ndalojë pushtimin e Moskës.
GJND-ja, që është me seli në Hagë, është gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara dhe vendos nëse një shtet ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Gjykata nuk mund të ngre padi penale kundër krerëve të shtetit.
“Ukraina ka dorëzuar ankesën kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulim me nocionin e gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent për të urdhëruar Rusinë të ndalë aktivitetin ushtarak tash dhe presim seanca të nisë javën e ardhshme”, ka shkruar Zelensky në Twitter.