![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/trump5.jpg?fit=952%2C562&ssl=1)
Ukraina drejt paqes. Trump komunikon në celular me Presidentin rus: – Biseda me Putin, shumë produktive
12 Shkurt 2025
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.
Trump e ka quajtur bisedën “shumë produktive” dhe ka diskutuar me Putinin për çështje të ndryshme si Ukraina, Lindja e Mesme, energjia, inteligjenca artificiale dhe fuqia e dollarit. Kremlini njoftoi se të dy liderët ranë dakord të fillojnë menjëherë negociatat për situatën në Ukrainë.
Trump ka njoftuar gjithashtu se do të kontaktojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për ta informuar mbi bisedën dhe ka caktuar disa përfaqësues të lartë amerikanë për të udhëhequr negociatat. Për më tepër, Putin ka ftuar Trumpin për një vizitë në Moskë.