Ukraina u drejtohet nënave të të burgosurve rusë paqësisht: – Ju presim në Kiev për t’ju kthyer fëmijët tuaj
Ukraina u drejtohet nënave të të burgosurve rusë paqësisht: – Ju presim në Kiev për t’ju kthyer fëmijët tuaj
2 Mars 2022
“Mami, djali yt rob po të pret”. Me këtë slogan, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u njofton familjeve ruse mundësinë e ripërqafimit dhe kthimit në shtëpi të ushtarëve të Federatës të kapur nga të pushtuarit.
Duke apeluar drejtpërdrejt në zemrat e nënave, edhe një herë, Kievi po përpiqet gjithashtu të ushtrojë presion mbi tërheqjen spontane të trupave armike.
“Ne ukrainasit, ndryshe nga fashistët e Putinit, nuk luftojmë me nënat dhe fëmijët e tyre të burgosur: po ju presim në Kiev, ku djali juaj do t’ju kthehet”.
Mesazhi është mëse elokuent dhe është pjesë e fushatës “sentimentale” të kryer nga Ukraina, e cila ndihet e pushtuar nga vëllezërit. Në foto është një ushtar i Federatës i zënë rob nga ushtria ukrainase dhe pas tij një grua që vajton. Shumë imazhe të tjera të ushtarëve të rinj të kapur çdo ditë transmetohen në kanalet zyrtare të Ukrainës, për t’i lejuar ata që presin në shtëpi t’i njohin ata, në një fushatë që shpesh çon në propagandën më mizore nga të dyja palët.
Që në ditën e parë të pushtimit, qeveria ukrainase u kishte bërë thirrje nënave ruse që të kujtonin fëmijët e tyre ose t’i pengonin disi të shkonin në front për të luftuar. Që në momentin e parë u aktivizua edhe një numër pa pagesë për familjet ruse për të mësuar fatin e fëmijëve të tyre, të rënë ose të kapur. Dhe në ditët në vijim u krijua edhe një faqe online ku nga Rusia u bë e mundur të njiheshin dokumentet dhe aksesorët e ushtarëve të ushtrisë së Putinit që humbën jetën dhe të shiheshin videomesazhet e të burgosurve.
Në këtë drejtim, ambasadori ukrainas në OKB Sergiy Kyslytsya, gjatë mbledhjes së posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, kishte lexuar mesazhet e fundit të dërguara familjes nga një ushtar rus i vdekur në konflikt. “Mami, jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po shpërthen këtu. Kam frikë. Po bombardojmë të gjitha qytetet … madje edhe civilë”, do t’u shkruante i riu prindërve të tij para se të vdiste./ Revista Psikologji
Gazeta Panorama.