Ukraine: – ‘Gratë ishin përdhunuar para se të vriteshin’, mjekët nxjerrin prova rrëqethëse: “Fytyrat copë-copë, ndonjëherë nuk kanë fare kokë”
Ukraine: ‘Gratë ishin përdhunuar para se të vriteshin’, mjekët nxjerrin prova rrëqethëse: “Fytyrat copë-copë, ndonjëherë nuk kanë fare kokë”
25 Prill 2022
‘Gratë ishin përdhunuar para se të vriteshin’, mjekët nxjerrin prova rrëqethëse: “Fytyrat copë-copë, ndonjëherë nuk kanë fare kokë”
Përdhunimet e grave ukrainase para të vriteshin nga rusët janë dokumentuar nga mjekët që kanë kryer ekzaminimet e trupave.
“Ne tashmë kemi disa raste që tregojnë se këto gra ishin përdhunuar përpara se të qëlloheshin për vdekje”, tha Vladyslav Pirovskyi, një mjek ligjor ukrainas i cili bashkë me një ekip mjekësh kanë kryer dhjetëra autopsi të të vrarëve në Bucha, Irpin dhe Borodianka.
“Ne nuk mund të japim më shumë detaje pasi kolegët e mi janë ende duke mbledhur të dhënat dhe ne kemi ende qindra trupa për të ekzaminuar”, tha ai.
Ekipi ka ekzaminuar rreth 15 trupa në ditë, shumë prej tyre të gjymtuar. “Ka shumë trupa të djegur dhe të shpërfytyruar që është e pamundur të identifikohen“, shtoi ai. “Fytyrat copë-copë, nuk mund t’i bashkosh sërish, ndonjëherë nuk ka fare kokë”.
Një mjek që punon në veri të Kievit, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se disa trupa “janë në gjendje aq të keqe sa nuk është e lehtë të gjesh shenja përdhunimesh dhe abuzimesh seksuale. Por ne po mbledhim prova për disa raste të grave që besojmë se janë përdhunuar përpara se të vriteshin.”
Pas tërheqjes së trupave ruse nga qytetet dhe periferitë përreth kryeqytetit, dhjetëra gra kanë rrëfyer mizoritë që kanë pësuar nga ushtarët rusë. Hetuesit kanë dëgjuar dëshmi për përdhunime në grup dhe përdhunime të kryera në sy të fëmijëve.
Gazeta Dita