“Ulërima” – Pikture ikonë e kohes tone ….
“Ulërima” – Pikture ikonë e kohes tone ….
“The Scream” – “Ulërima” është një prej pikturave ikonë e kohes tone – kaq ikonë, saqë ajo është vjedhur më shumë se një herë. Sipas autorit Edvard Munchit, “Ulërima” u frymëzua ditën që ai po shëtiste me disa miq dhe pa “që qielli u bë i kuq si gjaku”, përpara se të ndihej tmerrësisht shumë i lodhur dhe të dëgjonte “një ulërime të madhe e të pafund të natyrës”. Për vite të tërë, frymëzimi i Munchit mendohet që ishte i imagjinuar, deri kur kohët e fundit u zbulua se qielli atë ditë ndoshta ka qenë i kuq, si rezultat i shpërthimit, në vitin 1883, i vullkanit Krakatoa në Indonezi. Impakti i vullkanit u ndie deri në Nju Jork, ku u raportua se qielli u skuq. I njëjti impakt u ndie në qytetin e Munchit dy ditë më vonë, ndërkohë që gazeta e qytetit shkruante: “Njerëzit besonin se ishte zjarr: por në fakt ishte një ripasqyrim i kuq në atmosferën e ndezur pas perëndimit të diellit”. Ndërkohë që ulërima e tmerrshme në pikturën e Munchit ishte e imagjinuar, me shumë gjasa, skuqja e qiellit ka ndodhur vërtetë.