Ulja e temperaturave sjell dëborën e parë në Shqipëri
Ulja e temperaturave sjell dëborën e parë në Shqipëri
14 TETOR 2020
Tetori solli një ulje të ndjeshme të temperaturave në vend, ndërsa është regjistruar edhe dëbora e parë.
Në qarkun e Korçës, majat mbi 1800 metra, janë zbardhur nga dëbora.
Reshjet e dëborës kanë rënë edhe në malin e Gramozit, në Ersekë, duke ulur kështu ndjeshëm temperaturat në juglindje.
Të gjitha majat mbi 1800 metër në juglindje të vendit përfshirë dhe majën e Bigllës në Dardhë, janë zbardhur nga dëbora.
Gjithashtu edhe mali i Shebenikut në Librazhd është zbardhur nga dëbora.
Gazeta Sot