![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/IKMT-nis-prishjet-ne-Shkoze-perplasje-mes-FNSH-se-dhe-banoreve.png?fit=512%2C287&ssl=1)
‘Unaza e Madhe’: – IKMT nis prishjet në Shkozë, përplasje mes FNSH-së dhe banorëve, nuk dalin nga banesat!
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/IKMT-nis-prishjet-ne-Shkoze-perplasje-mes-FNSH-se-dhe-banoreve.png?resize=557%2C312&ssl=1)
IKMT nis prishjet në Shkozë, përplasje mes FNSH-së dhe banorëve
6 Tetor 2022
Banorët e një lagjeje në Unazën Lindore, në zonën e Shkozës janë zgjuar ditën e sotme nga fadromat dhe mjetet e IKMT dhe policisë pasi banesat e tyre preken nga projekti i “Unazës së Re”.
Ndërkohë, banorët janë përplasur fizikisht me forcat e policisë pasi kundërshtojnë urdhrin e IKMT për prishjen e banesave, ndërsa ka pasur edhe ndërhyrje të FNSH për të siguruar ndërhyrjen.
Pronari i një banese që rrezikon shembjen, Andrea Suli deklaroi se shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1996, ndërsa ai ka aplikuar për procesin e legalizimit prej kohësh por përgjigjja e marrë para 2 javësh ka qenë negative.
Sipas raportimit të gazetarit Marjus Merhori banorët nuk kanë problem me prishjen e banesave, por ata kërkojnë një kontratë ose bonus qeraje për t’u larguar.
Megjithatë, forcat e policisë kanë siguruar perimetrin pranë banesave, ndërsa fadroma e IKMT është bërë gati për të nisur procesin e shembjes.
Gazeta Shqiptare