“Unë i kam 50 milionë euro, po ti çfarë ke?”/ Deputeti zbulon mesazhin kërcënues që mori kreu i SPAK nga një politikan
24 Maji 2024
SPAK po vijon me goditjet e fuqishme si ndaj politikanëve të korruptuar, ashtu edhe ndaj grupeve kriminale, duket se kanë nisur edhe kërcënimet.
Këtë gjë e pretendon edhe deputeti i Rithemelimit, Dashnor Sula, i cili është shprehur se një politikan në arrati i ka dërguar një mesazh kërcënues kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ai tha se ky politikan i ka dërguar mesazh Dumanit duke i thënë: “Unë i kam 50 milionë euro, po ti çfarë do kesh kur të mbarosh mandatin?”
Ai nuk përmendi emër ndërsa në studion e “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, të pranishmit përmendën emrin e Arben Ndokës, emri i të cilit doli në operacionin e fundit të SPAK që goditi 7 grupe kriminale.
“Kemi disa informacione që kanë filluar kërcënimet ndaj familjarëve të prokurorëve të SPAK-ut, madje dhe jashtë shtetit. Madje po them që edhe një ministër, apo një tjetër që është në arrati ka sjellë edhe haber edhe Dumanit. Jo ministër, një tjetër që është në arrati, i ka thënë: “Unë i kam 50 milionë euro, po ti kur të përfundosh mandatin, çfarë ke”.
Mua s’ma ka thënë dumani, po ka ca informacione të tjera që njerëz që kanë qenë në politik po i kërcënojnë. Ju duket çudi ju kjo gjë”, tha ai ndër të tjera.
Nga Gazeta Sot