“Unë jam një derr maloku”. – Aktori i njohur i bashkohet protestës para KPK

8 PRILL 2022

Pjesë e protestës kundër diskriminimit krahinor ishte dhe aktori i njohur Mehdi Malkaj i cili u shpreh se ka qenë gjithmonë politika ajo që ka sjellë përçarjen mes shqiptarëve.

“Unë jam malok, por unë kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk zgjedhe dot familjen. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për veriu , jug për të përçarë atë që quhet Shqipëri.

Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën kam qenë më shfaqje, e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit. Kush e ka shpikur veri-jug këtu tek ne? Politika e ndyrë antishqiptare që vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në qendër Tiranës. Vëllezërit kosovar i priti e gjithë Shqipëria deri në Sarandë., unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja,. Mal me okë,” tha aktori Malkaj,.

Nga ana tjetër avokati Fatmir Merkoçi tha se reforma në drejtësi është e stisur nga Sorosi për të bërë një eksperiment në drejtësinë shqiptare.

Protesta vjen si një indinjatë kundër pretendimeve për diskriminimin krahinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët arrijnë të kalojnë në filtrat e vetingut.

Shkak është bërë seanca ndaj kryeprokurores së Tiranës, ku u hodhën pretendime se procesi ndaj saj ishte i iniciuar për arsye krahinore.

GAZETA SHQIP