UNICEF: – Në Gaza janë vrarë mbi 13 mijë fëmijë
18 Mars 2024
Zëdhënësi i Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), James Elder tha se mbi 13 mijë fëmijë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza.
Përmes platformës së medias sociale X, Elder bëri një postim lidhur me vdekjet e fëmijëve në Gaza e cila ndodhet nën sulmet intensive dhe bllokadën e Izraelit.
“Në Gaza janë vrarë mbi 13 mijë fëmijë”, deklaroi zëdhënësi Elder i cili përsëriti thirrjen e tij për sigurimin e armëpushimit.