UNICEF ngre alarmin: – Varësia nga përdorimi i rrjeteve sociale po kthehet në…
8 Shkurt 2024
Varësia nga përdorimi i rrjeteve sociale po kthehet sipas të gjitha vlerësimeve studimore një emergjencë shëndetësore. Sipas UNICEF-it, çdo ditë, më shumë se 180 mijë fëmijë hyjnë online për herë të pare ndërsa më shumë se 1 në 10 nxënës rrezikon varësinë nga video – lojërat apo të bullizohet . Psikiatrit tregojnë se tek adoleshentët dhe të rriturit çrregullimet e forta mendore që janë pasojë direkte e kësaj varësie janë disa.
Përdorimi i këtyre rrjeteve nga fëmijët dhe adoleshentët ka demonstruar disa fenomene si: vetëvrasjet ,varësia nga lojërat, varësia nga lojërat e bixhozit, bullizmi, izolimi, pedofilia, depresioni deri edhe konvulsionet.
Një çrregullim I fortë është ai I ushqyerjes ose anoreksia nervore që lidhet direkt ndikimet e forta ndaj ekspozimeve të modeleve estetike të paarritshme online .
Mes dilemës duhet apo nuk duhet t’i lëmë fëmijët online, ajo që rekomandohet në ditën botërore të sigurisë në Internet për prindërit është kontroll mbi kohën dhe përmbajtjen e asaj që fëmijët konsumojnë ndërsa për shkollën edukimin për përdorimin e sigurt të mediave sociale.