Universitetin Wisdom. Reagon Evis Kushi: – S’kam shkëmbyer asnjëherë dhurata! Akreditimi bëhet nga ekspertë të pavarur
18 Shtator 2024
Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin për akreditimin e Kolegjit Universitar Wisdom, ku në dosjen italiane përmendet edhe emri i saj se është joshur me dhurata për Krishtlindje.
Këto pretendime, Evis Kushi i hedh poshtë, ndërsa thotë se në asnjë rast nuk ka shkëmbyer dhurata kortezie me raste festash.
Sipas saj, ministria e Arsimit dhe e Sportit nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.
“Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur”- thuhet në reagimin e saj.
Gazeta Shqiptare