Ura antike e Fatishës, gjurmë e rrugës “Egnatia”
22 Tetor 2024
Gjurmët e rrugës “Egnatia” ruhen ende sot në segmente të konsiderueshme. Një ndër to është edhe ura antike në fshatin Fatishë në qytetin e Peqinit.
Ura antike e Fatishës është një urë e vogël me një qemer guri. Kjo urë është rreth tre metra e gjerë dhe trashesia e qemerit prej guri kap lartësinë 0,56 metra. Qemeri i Urës së Fatishës është i ndërtuar me gurë të gdhendur të lidhur me llaç.
Aksi i rrugës së hershme romake Via Egnatia, paraqet një ndërtim të pushtimit turk të shek. XVII. Nga të dyja anët e saj ruhen gjurmë kalldrëmi, dëshmi e adaptimit të Via Egnatias gjatë periudhës së sundimit turk.
Kjo urë është një nga monumentet më me vlerë të Peqinit si dëshmi e ekzistencës së qytetit në të kaluarën.