Ura e Vezirit, ndër urat më të mëdha të ndërtuara në Ballkan gjatë Perandorisë Osmane.
Shenim nga J. Brahaj.
Ura e Vezirit u ndërtua në fillim të shek.XVII. Ure qe lidhte rrethin e Pukes me Kukesin, pjese e Udhes tregetare Shkoder – Prizren.
Ajo ishte një ndër urat më të mëdha të ndërtuara në Ballkan gjatë Perandorisë Osmane. Është e ndërtuar nga 5 harqe me madhësi të ndryshme. Tre harqet e mesit janë më të mëdhenjtë e më të gjerët, ndërsa dy harqet e fundit janë ndërtuar në brigje deri në shpatin e malit.
Harku i mesit kishte një lartësi prej 20m. Këmbët e urës ishin të vendosuara në shkëmbinj të fortë gabrorë. Në këmbët mbështetëse qëndronin 13 dritare me harqe në formë lundre. Kjo urë ndodhej në rrugën e lashte te karvaneve qe sherbente per tregeti dhe inkursione ushtarake Shkodër-Puke – Prizren.
Ura eshte bere e pakalueshme ne mes te Dy lufterave Boterore. Sot rrenojat e saj jane poshte ujrave te Liqenit te Fierzes.