Ura – monument në kartmonedhen 100 Frangëshe te vitit 1926. –
Ura – monument në kartmonedhen 100 Frangëshe te vitit 1926. –
Per koleksionistet e Europes eshte nje objekt teper i rralle,
– Një monument kulture nga rrethi i Pukës, që sot nuk ekziston është dhe Ura e Hoxhës, që ishte në Gomsiqen e Poshter.
– Ura ishte me një hark, e ndertuar e gjitha prej guri.
– Gojdhana thotë se ajo është ndertuar nga një hoxhë për bamirësi. Tek vendi ku në shekullin e XVII u ndertua kjo urë, më përpara ka qenë një urë druri.
– Ajo permendet në dokumentet turke e shek. XVI, dhe ishte nen kujdestarinë e popullatës së Zadrimes, për tu meremetuar dhe mirmbajtur. Ku dokument indirekt na tregon se ende ne këtë zonë (Gomsicen e Poshtme e Mnele) nuk janë vendosur banorë të krahines etnografike të Mirditës, të cilët u derdhen nga malet në shekujt e fundit.
– Terheq vemendjen fakti se imazhi i kesaj ure është i pasqyruar mbi kartmonedhen 100 frangëshë të Republikës Shqiptare të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.
– Kjo e bën edhe më interesante nga fakti i njohur, se kjo ishte kartmonedha me vlerën më të madhe gjatë periudhë së Republikës dhe të Mbretërisë Shqiptare të Shk. XX. Krahas “Urës së Hoxhës” në këtë kartmonedhë është dhe portreti i Kryetarit të Republikës Ahmet Zogu.
Per koleksionistet e Europes eshte nje objekt teper i rralle, sepse ajo u riperdor duke u vulosur (mbishtypur me vule) mbi figuren-portret te Ahmet Zogut ne periudhen e pushtimit fashist. Pas vitit 1944 ajo u mblodh e vulosur me mbishtypje ose jo, dhe u asgjesu, prandaj gjendet veshtire.
Përgatiti: J. Brahaj