Uria nga mungesa e grurit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta
Uria nga mungesa e grurit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta
24 MAJ 2022
Ministri britanik lëshon paralajmërimin e frikshëm për botën
Uria e shkaktuar nga mungesa e grurit dhe ushqimit për shkak të pushtimit të Ukrainës mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta, kështu u shpreh Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps.
“Unë jam veçanërisht i shqetësuar me situatën në Ukrainë, ne e kemi parë këtë pushtim barbar nga Putin”, tha ai.
“Ajo që më shqetëson vërtet është se kemi parë shumë jetë të humbura në Ukrainë dhe mund të shohim edhe më shumë jetë të humbura në vende të tjera në botë për shkak të mungesës së drithit dhe ushqimit, të cilat mund të jenë edhe më të mëdha se sa jetët e humbura drejtpërdrejt në luftë”, tha Shapps.
Gazeta Sot