Ushtarët rusë vrasin komandatin e tyre, e shtypin me tank
Ushtarët rusë vrasin komandatin e tyre, e shtypin me tank
25 Mars 2022
Një kolonel rus, komandat i një brigade është vrarë nga ushtarët e tij të cilët bënë kryengritje për shkak të humbjeve të mëdha në njerëz që kishte pësuar brigada e tyre.
Një tregues ky i pakënaqësisë mes forcave ruse të dislokuara në Ukrainë thanë zyrtarët perëndimorë.
Koloneli, komandant i Brigadës së 37-të u shtyp nga një tank dhe ka pësuar lëndime në të dyja këmbët.
Lajmi u bë i ditur nga reporteri ukrainas Roman Tsymbaliuk.
Imazhet e kolonelit rus Yuri Medvedev, teksa transportohet në një spital në Bjellorusi me lëndime të rënda në këmbë, u shpërndanë në mediat sociale. Më vonë ai vdiq.
Tsymbaliuk thotë se batalioni i këtij komandanti kishte humbur gati gjysmën, rreth 1,500 të vdekurve dhe të plagosurve.
Ndërkohë një zyrtar perëndimor konfirmoi se një gjeneral-lejtnant që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara kishte vdekur në luftime, duke e bërë atë gjeneralin e shtatë rus që u vra në luftime që nga fillimi i pushtimit.
Zëdhënësi i presidentit ukrainas Oleksiy Arestovych tha se gjeneral-lejtnant Yakov Ryazantsev ishte vrarë në aerodromin Chernobaevka jashtë qytetit jugor të Khersonit – ku forcat ruse kanë pësuar vazhdimisht humbje.
Rusia thotë se deri tani janë vrarë 1 351 ushtarë nga fillimi i luftës. Por kjo shifër e bërë publike nga ministri i Mbrojtjes është shumë më e ulët se shifra prej 15 mijë të vrarëve që thotë NATO.
Ministria e Mbrojtjes ruse pohoi gjithashtu sot se ka shkatërruar plotësisht marinën dhe forcën ajrore të Ukrainës dhe se ka kontroll të plotë të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhya.
Nga OraNews