Ushtarët shqiptarë me fustanelle që i shërbenin Napoleonit. –

Kjo është një gravurë e ushtarëve shqiptarë që shërbenin në trupat e Napoelonit në Ishujt Joniane. Ata kishin krijuar një regjiment që përveçse përvojës shumë të çmuar ushtarake që afronte, mori nga administrata franceze dhe principet e Revolucionit.

Ushtarët shqiptarë me fustanelle që i shërbenin Napoleonit

Intelektualët dhe udhëheqësit kombëtarë ballkanikë të shek XIX, do të ndikoheshin nga dy doktrina politike me prejardhje evropianoperëndimore: liberalizmi që buronte nga idetë e iluminizmit në shek e XVIII; dhe nacionalizmi.

Përballë këtij realiteti të ri në Ballkan, fillimisht nën një zgjim kulturor dhe pastaj nën një zgjim politik të nxitur më së tepërmi edhe nga Kriza Lindore, shqiptarët reaguan duke sendërtuar format e para të një ndërgjegje kombëtare të avancuar që kërkonte një shtet shqiptar në rajon.

Ndaj për shumë studiues serioze Ishujt Joniane dhe territoret përballë tyre quhen një nga vatrat e para ku lindin lëvizjet kombëtare në Ballkan.

(gazeta-Shqip.com)