Ushtria e Kosovës niset drejt Shqipërisë
Ushtria e Kosovës niset drejt Shqipërisë
by TV Prizreni
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur në Shqipëri pas tërmetit që la viktima.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka siguruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën që Kosova do të jetë në mbështetje të Shqipërisë.“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi.
Ndër tjera presidenti i vendit ka njoftuar se ka telefonuar Ramën për t’i shprehur ngushëllime për viktimat që pësuan nga tërmeti.“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi.Në orën 03:55 të mëngjesit të sotëm Shqipërin e ka goditur një tërmet me 6.3 shkallë ku epiqendra kishte qenë Durrësi derisa dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë.