Ushtria izraelite sulmon spitalet kryesore ne Gaza
24 Dhjetor 2024
Ushtria izraelite po sulmuar tre spitale të mëdha në Rripin verior të Gazës, me mjekët dhe autoritete lokale që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar.
Të martën, sulmet njëjavore izraelite u intensifikuan mbi Spitalin e rrethuar Kamal Adwan, Spitalin Indonezian në Beit Lahiya, dhe Spitalin al-Awda që ndodhet në lindje të kampit të refugjatëve Jabalia.
Dy automjete robotike pa pilot të ngarkuara me eksploziv, të vendosura më herët nga ushtria izraelite shpërthyen në afërsi të Kamal Adwan në orët e para të së martës, duke plagosur rreth 20 pacientë dhe staf mjekësor, tha drejtori i spitalit Hussam Abu Safia për Al Jazeera.
Kjo ishte hera e parë që forcat izraelite përdorën eksplozivët jashtë Kamal Adwan. Sakaq ka pasur raporte të ngjashme për përdorimin e tyre për të shpërthyer ndërtesa në Gazën veriore.