Usta Stefan Barka – gdhendesi i ikonastasit te Katedrales së Beratit.
Nga: Ajet Nallbani –
Berat, viti 1807.
Kulmin e mjeshtërive të gëdhëndjes në dru e gdhëndjes e shohim tek mjeshtërit e ikonombajtësit të Katedrales së Beratit ,me një gdhëndje shumë të thellë, vënde- vënde, e tejdukshme ku motivet shfaqen tashmë të shkëputura ndjeshëm nga sfondi, duke krijuar dritë hije të fuqishme. Thellësia e gdhendjes arrin 5-7 cm. Ikonombajtësi datohet i vitit 1807.
Perfaqësuesit e klerit ortodoks, me qëllim që t`i jepnin Katedrales së Kalasë se Beratit një paraqitje madhështore, ftuan nga Opari grupin e mjeshtërve me në krye usta Stefan Barkën, nga Misrasi i Oparit, nip i usta Dushit.
Ai më 1807, sipas mbishkrimit në kryqin e madh, daltoi (gdhendi) ikonabartësin e Katedrales.