Utah – SHBA, “Double Arch” formacioni i famshëm shkëmbor 190 milion-vjeçar është shembur
21 Gusht 2024
“Double Arch”, një formacion i famshëm shkëmbor 190 milion-vjeçar në Jutah jugore, është shembur, thonë zyrtarët e parkut kombëtar.
Ishte një nga pikat më të njohura të ecjes mbi liqenin Powell në Zonën Kombëtare të Rekreacionit të Glen Canyon. Në vitin 2023, mbi 5 milionë njerëz vizituan zonën, raporton BBC. Formacioni u shemb javën e kaluar, pa asnjë të lënduar.
Kujdestarët e parkut thanë se ndryshimi i niveleve të ujit dhe erozioni mund të kenë kontribuar në shembjen e tij.
Shkëmbinjtë që formuan “Harkun e Dyfishtë”, i njohur gjithashtu si “pellgu i tualetit” për shkak të vrimës së madhe në formacion, përbëheshin nga gur ranor Navajo me kokërra të imëta. Me kalimin e kohës, formacioni kishte filluar të shkërmoqet dhe të gërryhej nga era dhe shiu, tha agjencia. Shërbimi nuk përjashton që edhe formacioni të jetë prekur apo shkatërruar nga “ndërhyrje të bëra nga njeriu”.
Nivelet e ujit në liqenin Powell kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga viti 1999 për shkak të ngrohjes globale që e ka bërë SHBA-në perëndimore më të nxehtë dhe më të thatë, sipas NASA-s. Këtë vit, nivelet e ujit janë rritur, por nuk janë rikuperuar plotësisht në nivelet e 1999-ës.