Vajit të ullirit dërgohen për analiza në Itali, ja çfarë rezultoi – Janë të përzier me vajra të tjerë si luledielli apo mistri, disa kanë përmbajtje të lartë persticidesh
30 Dhjetor 2023
Disa prej markave më të mëdha e më të njohura në vendin tonë po tërheqin nga tregu dhjetra lote prodhimi të vajit të ullirit, për shkak të problemeve që kanë rezultuar nga analizat e kryera.
Alarmi erdhi pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori dhjetra mostra vaji ulliri dhe i analizoi në Itali, në laboratorin “Chemiservice”.
Sipas analizave të referuara nga laboratori italian, vetëm 1 mostër ka dalë konform legjislacionit. Disa kanë norma të papastërtisë, gjë që do të thotë se janë të përzier me vajra të tjerë si luledielli apo mistri, disa kanë përmbajtje të lartë persticidesh etj. Kanë rezultuar jashtë normave të lejuara acidet yndyrore si acidi linolenic, acidi erucic, që janë tregues se vaji i ullirit mund të jetë përzier me vaj vegjetal.
Gjithashtu, nga analizat e “Chemiservise” tregohet se shumica e vajrave kanë përmbajtje të acideve yndyrore trans, një tregues ky i një vaji të rafinuar, jo vaji ulliri.
Këto të dhëna tregojnë abuzim nga prodhuesit.
Por, më të rrezikshme janë mbetjet e pesticideve që kanë rezultuar në këto vajra, kryesisht insekticide dhe fungicide. Disa për pesticideve që kanë rezultuar në vajzat e ullirit, deri në dhjetra herë më të larta se normat e lejuara janë Chlorperyfos Ethyl, Difenocoleazole, Diphenylamine, Boscalid, Cypermethine, Deltamethrine dhe Lambda Cyhalothine.
Qendra ALERT ka mundur të mësojë se dhjetra lote të kompanive Dhërmiu, Borsh (Y.Hajdini), Borshi, Sidnej, Lundra, Petrela, Vaj Ulliri Berati që janë analizuar dhe kanë dalë jokonform, po tërhiqen nga tregu dhe kompanitë e sipërpërmendura janë gjobitur secila me nga 200.000 lekë.
Nga verifikimet e bëra, janë me qindra tregtarë, fermerë, të cilët u kanë shitur ullinjtë apo vajin e ullirit prodhuesve. Sipas dokumenteve të gjurmueshmërisë e faturave tatimore, ata mund të verifikohen, por është shumë vonë për të marrë masa ndaj tyre, për faktin se tashmë nuk ka asnjë të dhënë për PMB-të që kanë përdorur në ullinj, kushtet si i kanë vjelur, sa i kanë mbajtur në thasë, apo si e kanë ruajtur vajin e ullirit, ata apo fabrikat – shkruan Newsbomb
Gazeta Dita