“Vajtim për një fëmijë që e vrau babëzia”- Flutura Açka apel familjarëve të 7-vjeçares: – Përzaneni Ramën nëse ju vjen me lule në mort
Flutura Açka është shprehur se 7-vjeçarja që humbi jetën pasi u përplas nga një gomone, që drejtohet nga punonjësi i policisë Arjan Tase, “u vra nga babëzia”.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se “babëzia nuk lanë një metër plazh publik për shqiptarët dhe asnjë plazh të qetë për familjarët”.
Ndërsa u kërkoi familjarëve se nëse kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizimit, Mirela Kumbaro, u shkon me lule në mort tek dera ta përzënë, sepse sipas saj sot duhet të japin dorëheqjen.
Postimi i plotë
Vaj për një fëmijë që e vrau babëzia 🕯
Ngushëllime të thella familjes së vajzës 5-vjeçare J.A, e vrarë sot nga skafi në Himarë!
Dhe iu bëj thirrje njerëzore t’i përzënë nëse u shkojnë te dera këta të dy me lule në mort.
Këta të japin dorëheqjen para shqiptarëve!
Se nga babëzia nuk lanë një metër plazh publik për shqiptarët dhe asnjë plazh të qetë për familjarët.
Kjo që po them nuk është politike, por njerëzore.
Të pangopur!!!